Walker zbulon skuadrën ku dëshiron të mbyllë karrierën

Futboll

Walker zbulon skuadrën ku dëshiron të mbyllë karrierën

Më: 12 mars 2024 Në ora: 20:21
Kyle Walker

Me paraqitjet që po tregon në fushë këtë sezon, fundi i karrierës duket larg për lojtarin e Manchester Cityt, Kyle Walker.

Megjithatë, 33-vjeçari nuk ka frikë të mendojë momentin kur do të “varë këpucët në gozhdë”, madje shpreh dëshirën për ta mbyllur me klubin e Sheffield United, pikërisht aty ku nisi karrierën si profesionist në vitin 2008.

Transferimi në Arabi? “Nëse vazhdojnë të marrin lojtarë që rrisin cilësinë e kampionatit atëherë pse jo?

Por, unë jam në kampionatin më të fortë të botës, Premier League dhe dua të qëndroj ende për shumë kohë këtu.

Për transferimin në Arabi “kurrë mos thuaj kurrë”, të gjithë e dimë që paguajnë shifra të çmendura.

Cristiano Ronaldo e hapi rrugën dhe tani duket normale për të luajtur atje.

Por, përsa kohë këmbët dhe trupi im vijojnë në këtë ritëm, unë dua të luaj në nivel të lartë. Mua do të më pëlqente që karrierën ta mbyllja te Sheffield United. Do të doja të shkoja për t’iu përçuar eksperiencë më të rinjve”, u shpreh Walker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat