Kërkojnë të “blindojnë” kreun

Futboll

Kërkojnë të “blindojnë” kreun

Më: 13 mars 2024 Në ora: 11:33
Elbasani

Elbasani falë fitores ndaj Besës dhe humbjes së Bylisit me Luzit kryesojnë më në fund të vetëm Kategorinë e Parë. Skuadra e udhëhequr nga Nevil Dede ka grumbulluar 56 pikë në 24 javë kampionat, teksa ndodhen 1 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga ballshiotët.

Tashmë në Elbasan të gjithë fokusin e kanë kthyer te dueli i radhës në kampionat, teksa do të presin në shtëpi Burrelin. Takim ky i vlefshëm për javën e 25-të të kampionatit dhe do të luhet ditën e shtunë në orën 18:00.

Një ndeshje shumë e rëndësishme dhe delikate për verdheblutë, të cilët janë të dënuar vetëm për fitoren, pasi në të kundër do të rrezikojnë vendin e parë në klasifikkim. Nuk do të jetë aspak e lehtë mër Deden, i cili ndaj Burrelit duhet të bëjë llogaritë pa kapitenin e skuadrës.

Abaz Karakaçi do të jetë mungesa e madhe e Elbasanit. Lojtari u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Besë dhe në këtë mënyrë ka plotësuar numrin 4-të të tyre. Në këto kushte do të jetë i pezulluar për sfidën e së shtunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat