​Alden Skrijelj shpallet më i miri i javës në Superligë

Futboll

​Alden Skrijelj shpallet më i miri i javës në Superligë

Më: 15 mars 2024 Në ora: 10:29
​Alden Skrijelj

Çmimi “Ylli i javës” për javën e 25-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të KF Fushë Kosova, Alden Skrijelj.

Alden Skrijelj, ishte golashënues i dyfishtë në ndeshjen kundër kampionit dhe liderit aktual, Ballkanit, me çka ishte edhe vendimtar në fitore si dhe me një paraqitje të mirë gjatë gjithë ndeshjes.

“Pasi mori këtë çmim futbollisti i KF Fushë Kosova u shpreh i lumtur që për herë të parë u vlerësua si më i miri i javës.

“Jam i lumtur dhe do të thotë shumë për mua që mora këtë çmim. Do të doja të falëndëroja të gjithë, nga shokët e skuadrës deri tek trajneri. Shpresoj që të ketë më shumë çmime të tilla dhe mbi të gjitha të vazhdojmë me rezultate të mira si skuadër”, tha Alden Skrijelj për faqen zyrtare te FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat