Griezmann pas shortit: Dua triumfin në Champions

Futboll

Griezmann pas shortit: Dua triumfin në Champions

Më: 15 mars 2024 Në ora: 13:43
Antoine Griezmann

Antoine Griezmann  po ëndërron të fitojë Champions League me Atletikon e Madridit 10 vjet pasi iu bashkua klubit nga Real Sociedad. Ishte francezi ai që shënoi golin e parë në fitoren epike 2-1 ndaj Inter dy ditë më parë.

Shorti i hedhur sot përballi spanjollët me Borussia Dortmund, një rival që mund të kalohet.

Tifozët e duartrokitën kur Griezmann u bë golashënuesi i tyre më i mirë i të gjitha kohërave në arenën ndërkombëtare.

Madje ata ishin sërish të entuziazmuar të mërkurën kur ai u rikthye në fushë pas dy javësh, i lënduar, për t’i çuar ata drejt fitores kundër Inter.

Ëndrra e Grizman tani është fitimi i një trofeu të madh dhe Champions është një objektiv.

“Ëndrra dhe objektivi është të fitojmë La Liga dhe Ligën e Kampionëve. Nuk e kam fituar kurrë Ligën dhe mund të jem golashënuesi rekord i klubit, por të mos e fitosh është e vështirë. Edhe Champions Leaue do të ishte një ëndërr për të gjithë”, – tha Griezmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat