Lajm i keq për Romën

Futboll

Lajm i keq për Romën

Më: 16 mars 2024 Në ora: 20:38
Dybala

Lajm i keq për Romën në prag të ndeshjes në shtëpi kundër Sassuolos.

De Rossi, i cili ka edhe Lukakun që vuan nga problemet me ijë, do të duhet të bëjë pa Dybalan, që ishte në stol për 90 minuta në ndeshjen ndaj Brightonit.

Argjentinasi u stërvit me skuadrën të premten dhe më pas pësoi një problem në fund të seancës. Në kontrollet e bëra mëngjesin u zbulua dëmtimi i aduktorit të kofshës së djathtë.

Ai do të mungojë për rreth dhjetë ditë dhe do të mungojë në ndeshjen e kampionatit kundër Sassuolos dhe angazhimet me kombëtaren argjentinase (miqësorët kundër El Salvadorit dhe Kosta Rikës më 22 dhe 26 mars).

Dybala do të qëndrojë në Trigoria për t’u rikuperuar nga lëndimi dhe do të jetë sërish i disponueshëm pas pushimit, kur Roma do të luajë jashtë ndaj Lecces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat