Elbasani në krye

Futboll

Elbasani në krye

Më: 17 mars 2024 Në ora: 11:22
Pamje nga ndeshja

Elbasani ka triumfuar në shtëpi përballë Burrelit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë së Parë. Sfida e cila u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me fitoren 3-0 të vendasve.

Golat për ekipin e Nevil Dedes u shënuan nga Leo Meo, Arsen Lleshi dhe Bobby Clement, duke i dhënë kështu ekipit të tyre një fitore mjaft të rëndësishme në këtë fazë të kampionatit.

Me këtë fitore Elbasani shkon në kuotën e 59 pikëve dhe mban kreun e renditjes.

Në krahun tjetër, Burreli mbetet në vendin e tetë në tabelën e klasifikimit, me 28 pikë të grumbulluara.

Tags: BurreliElbasan ArenaElbasaniJava e 25-teKategoria e Pare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat