Duro: Manaj nëse nuk e justifikon ftesën do të ‘digjet

Futboll

Duro: Manaj nëse nuk e justifikon ftesën do të ‘digjet

Më: 19 mars 2024 Në ora: 11:41
Shpëtim Duro

Shpëtim Duro është një nga trajnerët e suksesshëm në vendin tonë, i cili ka mundur të fitojë trofe me skuadra të njohura si në kampionatin shqiptarë edhe atë maqedonas, ndërsa ka drejtuar edhe në atë kosovarë.

64-vjeçari ka dhënë një intervistë të gjatë për “Elitë Show”  ku ka prekur disa tema. Një prej tyre i takon edhe kombëtares, ku sipas Duros pavarësisht çdo gjëje kostot e listës i mban gjithmonë trajneri.

Në lidhje me rikthimin e Manaj do të nënvizonte se për shkak të formës dhe ritmit që ka në kampionatin turk e ka merituar ftesën e kombëtares. Sa i takon boshtit të kësaj skuadre, ish-trajneri i Partizanit nuk ka pikë dyshimi dhe thotë emrat e Bajramit, Ramadanit, Asllanit, Asanit dhe Mitajt.

“Kombëtarja? Sylvinho duhet të respektojë të gjithë lojtarët që dhanë kontribut për kualifikimin. Dhe ai do i respektojë. Më vjen keq që Daku dhe Muja nuk janë, por mund të jenë në Europian.

Edhe nëse nuk do të vinte Manaj, të gjithë do të thonim pse nuk vjen. Është Broja, që pavarësisht se nuk po luan është sulmuesi i së ardhmes. Situatë e vështirë. Gjithë kostot e përzgjedhjes do i mbajë Sylvinho. E thotë Deschamps: pjesa më e vështirë është kur formuloj listën e Francës.

Arbër Hoxha? Super futbollist! Pashë edhe Mihajn, nuk është e lehtë të zgjidhesh në formacionin më të mirë të javës në Portugali.

Manaj? Kam pasur rezerva për të. E humbi ritmin me Rejën, tani po bën mjaft mirë. E meriton Kombëtaren, është pjekur.

Cikalleshi? E ka marrë vendin me ‘dhunë’ në 3-4 vitet e fundit. Nuk largohet, ka punuar shumë mirë për skuadrën. Trajneri ka shumë dhimbje koke. Kemi edhe një xhevahir si Muçi.

Jam i bindur që këto dy ndeshje do të luajë Manaj në formacion. Nëse nuk e justifikon, atëherë ‘digjet’ për Europianin. Pastaj, a lihet Daku pa u marrë në Europian?!

Sylvinho ka merita për rezultatin. Boshti i Kombëtares janë Mitaj, Bajrami, Ramadani, Asllani dhe Asani. Këto janë meritat e trajnerit”, është shprehur 64-vjeçari.

Kujtojmë se kombëtarja shqiptarte do të luajë dy ndeshje miqësore gjatë këtyre ditëve. Fillimisht të premten do të duelojë me Kilin në orën 20:45 dhe pas 3 ditë me Suedinë në orën 19:00, ku trajneri Sylvinho do të studiojë të gjithë lojtarët që mund t’i përdorë në Euro 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat