Atletico Madrid gati të transferojë kampionin e botës

Futboll

Atletico Madrid gati të transferojë kampionin e botës

Më: 19 mars 2024 Në ora: 14:46
Angel Correa

Prej janarit të vitit 2015, “fantazisti” argjentinas, Angel Correa është pjesë e “Loc Colchoneros” të Atletico Madrid, me sulmuesin potent, që është një nga “të preferuarit” e teknikut Simeone, te “Bardhekuqtë”, mirëpo duket se 28-vjeçari, nuk do ta mbajë edhe për shumë kohën veshur fanellën e Atletico Madrid.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave spanjolle e atyre saudite, për Correa interesohen “gjigantët” arabë të Al-Ittihad, të cilët kanë bërë një ofertë të kënaqshme për kartonin e argjentinasit, ofertë e cila është pranuar nga “Kuqeblutë” e Madridit” dhe kanë mbetur vetëm pak detaje për t’u sqaruar mes spanjollëve dhe klubt të ri.

Me shitjen e këtij të fundit, bordi i Atletico Madrid është hedhur menjëherë në sulm për gjetjen e një zëvendësuesi, i cili mesa duket edhe ai do të jetë argjentinas, dhe jo një argjentinas do si do, por një ndër më të mirët e momentit, me “yllin” e ri të sulmit, Thiago Almada, që luan te skuadra e Atalanta United, skuadër e cila luan në kampionatitn amerikan të futbollit, MLS.

I vlerësuar në 27 milionë euro, “gjigantët” amerikanë pritet të kërkojnë jo më pak se aq për “fantazistin” e tyre, i cili në sezonin e fundit, skuadrën e tij ka zhvilluar plot 35 paraqitje, në të cilat ka arritur të shënojë plot 13 gola, si dhe të asistojë 16 të tjerë, shifra këto fantastike për një lojtar 22-vjeçar.

Në krahun tjetër, në rast se Correa do të largohej nga “Los Colchenores” së Atletico Madrid, për kampionin e botës së fuqi do të jetë fundi i një “kapitulli”, i cili zgjati plot 8 vite.

Përgjatë këtyre viteve, Correa ka zhvilluar plot 397 përballje, ku ka arritur të shënojë plot 74 gola, si dhe të dhurojë 58 asistime, ndërkaq ka fituar 3 trofe, 1 UEFA Europa League, 1 Superkupës Evropë dhe 1 herë kampionatin e La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat