Eberl: Klopp? Është i lodhur!

Futboll

Eberl: Klopp? Është i lodhur!

Më: 20 mars 2024 Në ora: 12:35
Klopp

Bayern Munih do të ndryshojë timonier në fundin e këtij sezoni teksa bavarezët dhe trajneri Thomas Tuchel do të mbyllin bashkëpunimin.

Drejtori sportiv i rekordmenëve gjermanë, Max Eberl theksoi se ka katër emra në listë, ndërsa zbuloi se nuk do t’i bëj ofertë Jurgen Klopp pasi e kupton që ai ka nevojë për pushim pas një eksperience të gjatë te Liverpool.

“Për momentin nuk ka një opsion A, B apo C. Po studiojmë situatën dhe do të provojmë të marrim vendimin e duhur.

Në listën time nuk ka shumë emra, ndoshta katër apo pak më shumë.

Klopp? E di shumë mirë se çfarë do të thotë kur një trajner e shpreh publikisht se nuk ka më energji.

Besoj se kur një profesionist si ai bën nëj deklaratë të tillë, atëherë puna kalon në plan të dytë. Për këtë arsye nuk do ta telefonoj”, u shpreh Eberl.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat