Presidenti i Bayern konfirmon rikthimin e ish-trajnerit

Futboll

Presidenti i Bayern konfirmon rikthimin e ish-trajnerit

Më: 21 mars 2024 Në ora: 12:38
Pamje gjatë një ndeshje të drejtusve të Bayernit

A mund të kthehet Nagelsmann në Bayern Munich? Për presidentin e nderit të klubit bavarez Uli Hoeness, kjo është plotësisht e realizueshme. Kontrata e Naglesmann si trajner i kombëtares gjermane përfundon pas Euro 2024, ndërsa trajneri aktual i Bayern, Thomas Tuchel, largohet në fund të sezonit.

“Ne duhet të bëjmë të ditur një gjë shumë të qartë. Te Bayern, të paktën me menaxhimin që kemi tani, nuk ka absolutisht asnjë pakënaqësi ndaj Julian Nagelsmann”, tha Hoeness për mediat gjermane.

“Fakt është se Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic janë përgjegjës për shkarkimin e Nagelsmann.

Por tashmë ata të dy nuk janë më në detyrë te klubi, ndaj unë e shoh si një kandidat potencial”, tha Hoeness.

“Pra, një rikthim? Ndoshta mund të imagjinohet, veçanërisht tani që Nagelsmann është vetëm trajner i përkohshëm i kombëtares, deri pas Europianit.

Ai dukej pak i mërzitur aty sepse vështirë se mund të provojë gjëra taktike me ekipin kombëtar me kaq pak kohë”, u shpreh Hoeness.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat