Upamecano drejt Premier League? E ardhmja e mbrojtësit vendoset në verë

Futboll

Upamecano drejt Premier League? E ardhmja e mbrojtësit vendoset në verë

Më: 22 mars 2024 Në ora: 17:35
Bayerni

Dayot Upamecano nuk po kalon një sezon të mirë me Bayern Munich, me mbrojtësin që shpesh herë është përfshirë në episode penalizuese për skuadrën e tij.

Në Bundesliga bavarezët janë -10 pikë pas kryesuesve të kampionatit, Bayer Leverkusen, me skuadrën e Thomas Tuchel që ndoshta shumë shpejt do duhet të heqë dorë përfundimisht nga gara për titullin këtë sezon.

Mbrojtësi francez ka pasur disa ulje-ngritje këtë edicion dhe për këtë arsye kanë filluar të përhapen zërat për largimin e tij nga Bayern në fund të sezonit.

Megjithatë, sipas raportimeve nga Franca disa të afërm të mbrojtësit kanë bërë me dije se “Asgjë nuk është vendosur ende”.

Sa i përket të ardhmes së Upamecano-s, nëse mbrojtësi do të largohet nga bavarezët, disa klube të Premier League kanë shfaqur interes të lartë për francezin, por gjithsesi vendimi për të ardhmen e tij do të merret nga trajneri që do marrë drejtimin e Bayern Munich në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat