Ky është burgu ku lojtari i famshëm do të kalojë 9 vite, shkak vajza shqiptare

Futboll

Ky është burgu ku lojtari i famshëm do të kalojë 9 vite, shkak vajza shqiptare

Nga: K.G. Më: 23 mars 2024 Në ora: 20:45
Kështu duket burgu

Ai dikur ishte një mega-yll, një nga futbollistët më të mirë të futbollit në botë. Ai luajti për këto skuadra: Santos, Real Madrid, Manchester City, Milan, ishte anëtar i kombëtares braziliane dhe fitoi miliona euro.

Robinho do të kalojë nëntë vite burgim, shkak përdhunimi i vajzës shqiptare.

“Por tani ai do të vuajë një dënim me 9 vite burg.

Ai është dënuar me burg për përdhunim dhe sipas mediave në Brazil, ish-mega-ylli tashmë ndodhet në një nga burgjet më famëkeqe në botë.

Ndodhet në shtetin brazilian të Pernambuco, ku strehohen rreth 30 mijë të burgosur dhe kapaciteti i tij është vetëm 10 mijë.

Robinhon e pret ferri në të, ku po vuajnë dënimet me burg kriminelët më të mëdhenj në Brazil, vrasës serialë, bos droge, përdhunues e deri tek kanibalët.

Ndryshe, thuhet se çdo vit në konfrontime të ndërsjella vriten mesatarisht 150 të burgosur”, shkruan mediumi maqedonas “Sportmedia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat