Zbuloi pas 16 vitesh se kishte rritur dy fëmijë që nuk ishin të tijët

Futboll

Zbuloi pas 16 vitesh se kishte rritur dy fëmijë që nuk ishin të tijët

Më: 23 mars 2024 Në ora: 22:19
Xheremi Njitap

Xheremi Njitap, është një ndër legjendat e futbollit.

Ai ka luajtur me ekipe si Njukasëll, Real Madrid dhe Çelsin.

Së fundmi, kamerunasi 40-vjeçarë, ka divorcuar gruan e tij më akuza mjaft të çuditshme.

Xheremi mendon se ka rritur për 16 vite, një çift binjakësh që doli se nuk ishin fëmijët e tij.

Ata kanë lindur në vitin 2008, dhe tashmë ish-bashkëshortja e futbollistit, e kishte gënjyer këtë të fundit se ato ishin fëmijët e tij, por së fundmi kamerunasi zbulon se në fakt fëmijët, ishin të një personi që ish-gruaja e tij ka qenë në lidhje përpara se ata të martoheshin.

Është e çuditshme të mendohet se ai ka kujtuar se këto 16 vite, ka rritur fëmijët e tij dhe i ka dashur si të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat