Cavani dhuron “show”

Futboll

Cavani dhuron “show”

Më: 24 mars 2024 Në ora: 18:18
Edinson Cavani

Boca Juniors u kualifikua pa probleme në raundin e 1/16-ve në Kupën e Argjentinas. Xenezies mposhtën 3-0 Central Norte, sfidë ku Edinson Cavani shënoi dy gola, njërin prej të cilëve me gjysmë roveshatë.

Pasi zhbllokoi takimin në pjesën e parë, El Matador dhuroi spektakël në “Bombonera” me ekzekutimin e tij mjeshtëror në minutën e 57’.

Moment kur kaloi Bocan në avantazh të dyfishtë falë një goli shumë të bukur. 37 vite mbi supe por sulmuesi uruguaian nuk ka ndërmend të ndalet.

Duke i shtuar një tjetër “magji” karrierës së tij fantastike. Cavani është pjesë e skuadrës historike argjentinase prej verës së vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat