Fakaj: Do të kishte hyrë me gjithë mbrojtës në portë

Futboll

Fakaj: Do të kishte hyrë me gjithë mbrojtës në portë

Më: 26 mars 2024 Në ora: 11:40
Broja

Ervin Fakaj ka vlerësuar paraqitjen e Armando Brojës në miqësoren e sotme kundër Suedisë.

Ish-mbrojtësi shqiptar ka zgjedhur lojtarin e Fullhemit përpara Manajt.

Ai ka thënë në studion e emisionit “Kuq e Zi” në “Supersport” e Broja bën në fushë atë që Manaj nuk mund ta bëjë kurrë në jetë.

“Broja bën atë që Manaj s’mund ta bëjë kurrë në jetë. Ai merr topin, driblon 2-3 lojtarë, bën sprint për 50 metra.

Për atë rastin që Ylli Aga thotë që është penallti, unë them se më tepër është nga forma e tij fizike.

Po të ishte Broja në 100%, atëherë do të kishte hyrë me gjithë top e me gjithë portier e mbrojtës në portë”, ka thënë Ervin Fakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat