Guardiola me sytë nga infermieria

Futboll

Guardiola me sytë nga infermieria

Më: 26 mars 2024 Në ora: 13:44
Pep Guardiola

Skuadra e Manchester City shpreson të rikuperojë mbrojtësin e saj Kyle Walker, i dëmtuar pak ditë më parë teksa luante me kombëtaren e Anglisë.

Për trajnerin Pep Guardiola, lojtari është shumë i rëndësishëm, ndaj synon ta ketë në fushë për ndeshjen e së dielës ndaj Arsenal.

Mbrojtësi pësoi një dëmtim në këmbën e majtë në miqësoren ndaj Brazilit, duke u detyruar të lërë fushën e lojës pas 20 minutash. Megjithatë, situata e tij nuk mendohet të jetë shumë serioze dhe City shpreson se ai do të jetë i disponueshëm për ndeshjen vendimtare të Premier League.

Diagnoza fillestare sugjeroi një dëntim të kofshës dhe jo një tendosje, por situata e Walker do të monitorohet gjatë ditëve në vijim. Lojtari ishte kapiteni i Anglisë në miqësoren e luajtur në “Wembley”, ndërkohë që prej së hënën është rikthyer pranë City.

Trajneri Pep Guardiola shpreson që zëvendëskapiteni i tij të mund të kthehet në gjendje të plotë përpara një muaji të rëndësishëm. Skuadra e Manchester City, përveç ndeshjes me Arsenal në kampionat ka edhe një përballje të dyfishtë me Real Madrid në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat