Spanja - Brazili, një miqësore që dhuroi spektakël në stadiumin "Santiago Bernabéu" në Madrid.
Gjashtë gola të shënuar dhe një barazim me rezultat 3:3 në çastet e fundit mes Spanjës dhe Brazilit.
Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit.
Rodri në minutën e 12-të e Olmo në atë të 20-tën shënuan për epërsinë e Spanjës. Rezultati 2:0 u shkri shpejt nga brazilianët falë golave të Rodrygos (40') e Endrick (50').
Një penallti e akorduar në minutën e 87-të.
Rodri shënoi nga penalltia për epërsinë e Spanjës me rezultat 3:2.
Në minutën e 90+5, Paqueta nga penalltia e barazoi rezultatin 3:3.