Trajneri i Shkupit: Jemi ekip më kualitativ dhe e merituam fitoren

Futboll

Trajneri i Shkupit: Jemi ekip më kualitativ dhe e merituam fitoren

Më: 30 mars 2024 Në ora: 19:30
Zhizhoviq

Në ndeshjen e javës së 25-t, ekipi i Shkupit shënoi fitore në duelin e qytetit, duke e mundur Vardarin me rezultat 3-0.

Pas ndeshjes ka dhënë vlerësimin për lojën dhe fitoren, trajneri i ekipit shkupjan , Mlladen Zhizhoviç, i cili mes tjerash ka uruar lojtarët për suksesin, por duke falënderuar për mbështetjen edhe tifozët, duke i ftuar që të jenë në numër sa më të madh edhe të martën, në ndeshjen e parë gjyshmëfinale në kuadër të Kupës kundër Tikveshit.

Pas pauzës që kishim shkaku i angazhimeve me përfaqësuesen nuk ishim të kompletuar, gjithmonë na mungonte dikush, kishim të lënduar ndërsa ne u kompletuam të enjten, por ja që arritëm që ta përgatisim ekipin në mënyrën më të mirë për këtë ndeshje, që edhe rezultoi me fitore 3-0, mendoj se kjo fitore edhe pse pjesa e parë ishte 0-0, në asnjë moment nuk kishim dyshim nëse do të fitojmë, Vardari absolutisht asgjë nuk bëri. Ne luajtëm njëjtë edhe në pjesën e dytë, por duke shënuar gola, në veçanti në pjesën e parë kishim dy shtylla, rast tjetër të mirë që nuk arritëm ta konkretizojmë.

Në fund fituam me rezultat 3-0, i uroj futbollistët në lojën fenomale që treguan, falënderojmë edhe tifozët të cilët erdhën në numër të madh që të na përkrahin. Shfrytëzoj rastin që ti ftoj që të na ndihmojnë edhe të martën, ku na pret ndoshta një nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit, që ta mbushin stadiumin.

Shpresoj në fitoren e radhës dhe në kualifikim në finale, pa marrë parasysh se kemi edhe një ndeshje tjetër, po shumë e rëndësishme është ndeshja e parë këtu. Mendoj se ishte referim korrekt por ndarja e kartonëve ishte e panevojshme, pasi që ndeshja ishte fer dhe korrekte.

Uroj edhe kundërshtarin, por sigurisht se në këtë rast ne jemi ekip më kualitativ dhe merituam fitoren”, ka thënë Zhizhoviç.

Ndeshjen e radhës e luajmë të martën në kuadër të Kupës, ku në ndeshjen e parë gjysmëfinale luajmë në Çair kundër Tikveshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat