Milanin nuk e ndal as Fiorentina

Futboll

Milanin nuk e ndal as Fiorentina

Më: 31 mars 2024 Në ora: 01:02
Leao e Giroud

Rafael Leao udhëheq Milanin drejt fitores së gjashtë radhazi mes Serie A dhe Europa League. Kuqezinjtë siguruan tri pikët falë suksesit 1-2 ndaj Fiorentinës në “Artemio Franchi”.

Duke kaluar me sukses një transfertë të komplikuar dhe duke forcuar pozitat në vendin e dytë. Pasi distanca me Juventusin ka shkuar 6 pikë.

Ndeshja ishte tepër e bukur dhe e luftuar. Rastet nuk munguan, ndërkohë që fraksioni i parë nuk dhuroi gola.

Pjesa e dytë nisi e zjarrtë. Ruben Loftus-Cheek kaloi ekipin e Stefano Piolit në avantazh pas asistit me finte të Rafa Leaos.

Gjithsesi, vendasit reaguan dhe rikthyen baraspeshën me Duncan. Tri minuta festë në stadium, pasi Milani rigjeti sërish avantazhin.

Falë një goli fantastik të Leaos, i cili la pas mbrojtësit kundërshtarë dhe dribloi portierin Terracciano. Më pas mendoi Mike Maignan të ruante avantazhin e Milanit me pritjet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat