“Nuk mund të humbim kështu”, Alegri nuk dorëzohet: Juve duhet të jetë patjetër në Champions

Futboll

“Nuk mund të humbim kështu”, Alegri nuk dorëzohet: Juve duhet të jetë patjetër në Champions

Më: 31 mars 2024 Në ora: 10:36
Alegri

Juventus humbi një tjetër ndeshje në Serinë A, e fundit 1-0 në Romë ndaj Lacios. Moment i keq dhe i vështirë për skuadrën e Alegrit, që zhvilloi një performancë të dobët në transfertë.

Vetëm 7 pikë ka grumbulluar Juventusi në 9 ndeshjet e fundit në Serinë A: statistika për një ekip që lufton për mbijetesën. Milani i vendit të dytë është larguar me 6 pikë, Bolonja është shumë afër, teksa po vijnë edhe Roma e Atalanta.

Megjithatë, Alegri nuk dorëzohet: “Për fat të mirë kemi ende distancë me vendin e pestë.

Do të luftojmë për kualifikimin në Champions deri në fund. Le të fokusohemi te Kupa e Italisë“, u shpreh trajneri Alegri. Dhe sërish Lacio përballë, tashmë në gjysmëfinalet e Kupës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat