Pse lakohet emri i Contes?

Futboll

Pse lakohet emri i Contes?

Më: 31 mars 2024 Në ora: 12:54
Antonio Conte

Antonio Conte ka mbetur emri më serioz për të marrë ekipin e Bajernit, pasi pistat e Çabi Alonsos dhe Zinedin Zidanit kanë rënë.

Sipas raportimeve nga prestigjiozja gjermane “Bild” thuhet se trajneri italian ka komunikuar me shefat e bavarezëve, duke qartësuar se ai nuk e merr drejtimin e kampionëve të Bundesligës pa firmosur me goleadorin e Shtutgartit, Serhu Guirasi.

Është aluduar më herët se bordi i Bajernit e ka në vëzhgim “pykën” nga Guinea. Finalizimet e panumërta e ngjisnin në listën e shënuesve më të mirë në Europë, ndërsa rreshtohet i dytë në Bundesligë pas Herri Kejn (22 gola dhe 1 asist).

Shtutgarti është duke u përpjekur ta bindë bomberin të qëndrojë, ndërsa në treg kartoni i 28-vjeçarit kap shifrën e 40 mln euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat