Llapjanët fitojnë e dalin në krye, Liria në fund

Futboll

Llapjanët fitojnë e dalin në krye, Liria në fund

Nga: K.G. Më: 31 mars 2024 Në ora: 16:46
Llapi

Llapi i Podujevës megjithatë janë në krye të tabelës së Superligës së Kosovës në futboll. 

Llapjanët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Lirisë së Prizrenit, në takimin e javë së 27-të.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, kohë e mirë dhe rreth 1.200 shikues panë një lojë të mirë.

Golat i realizuan: Leotrim Bekteshi (5’), Adem Maliqi (12’), Muhamet Hyseni (66’)

Llapi kryeson me 54 pikë e duke lënë pas Ballkanin me 53 e Dritën e me 51 sosh.

Fundin e tabelës e përmbyllë skuadra me renome Liria e Prizrenit me gjithsejt 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat