Postecoglou: Në edicionin e ardhshëm Tottenham synon titullin

Futboll

Postecoglou: Në edicionin e ardhshëm Tottenham synon titullin

Më: 2 prill 2024 Në ora: 18:07
Ange Postecoglou

Ange Postecoglou, trajneri i Tottenham Hotspur, ka thënë se skuadra e tij edicionin e ardhshëm do të synojë titullin e Premier League. 

Edhe pse "Spurs" filluan sezonin mirë, çka në nëntor skuadra ishte duke udhëhequr tabelën, erdhi një valë lëndimesh dhe tani skuadra ndodhet njëmbëdhjetë pikë larg liderit, Liverpool. 

Kur australiani është pyetur se a pret që Tottenham të jetë një pretendues për titullin e Premier League në sezonin e ardhshëm, ai ka thënë se një qëllim i tillë i jep kuptim arsyes se pse ai ka vendosur ta marrë drejtimin e skuadrës. 

 "Pse po bëj atë që po bëj? Kjo është arsyeja pse erdha në klub. Dhe nëse nuk mendoni se do të jemi në garë për titull pas dymbëdhjetë muajsh, atëherë nuk e di pse jam këtu", ka thënë Postecoglou..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat