Guardiola në Netflix

Futboll

Guardiola në Netflix

Më: 2 prill 2024 Në ora: 18:50
Manchester City

Fjalët e menaxherit të Manchester Cityt për vështirësitë ndaj Nerazzurrëve në finalen e Champions League

Në episodin më të fundit të serialit televiziv Netflix që rrëfen sezonin e ‘Tripletës’ të fituar nga Manchester City, "Together: Treble Ëinners", shfaqet fjalimi i Pep Guardiolës drejtuar ekipit të tij përpara finales së Champions League kundër Interit, të fituar  1-0 falë golit të Rodrit.

Trajneri katalanas i paralajmëroi djemtë e tij: "Një skuadër italiane në finale. A e dini se çfarë do të thotë një skuadër italiane në finale? Ekziston një besim tek njerëzit se skuadrat italiane luajnë një lojë mbrojtëse, por kjo nuk ndodh me Interin. Sot në Itali nuk është më kështu: Napoli nuk luan më kështu dhe sapo ka fituar kampionatin. Ose Milani për shembull...".

Në një kuadër tjetër në fushën stërvitore përpara se të nisej për në finalen e Stambollit, megjithatë,

Guardiola nënvizoi rëndësinë e ndeshjes: "Djema, dua të jem i qartë. Ne jemi gati të luajmë një finale dhe përballja me një finale është e vështirë. Sipas jush, a do ju lejojnë të reflektoni? Miqtë e mi, do të përjetoni nëntëdhjetë minuta të çmendura. Do të duhet të përjetoni vështirësi, të jetoni në vështirësi. Do të jetë e vështirë.

Dhe ju e dini që kam të drejtë. Ndodh një herë në jetë, është një situatë që nuk do ta përjetojmë më. E di që e keni ëndërruar këtë moment, që jeni të fortë si grup, por duhet ta gjeni veten në situata të caktuara gjatë ndeshjes. Dua të shoh një ekip që zgjidh problemet. E di që dëshironi të fitoni, por duhet ta dëshmoni”.

Në mbyllje, edhe një batutë për Manchester United: "Sa herë ka ndodhur Tripleta? Në 150 vjet futboll anglez vetëm një ekip e ka arritur atë (Manchester United)...".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat