Fagu: Kukësi ka rritur agresivitetin

Futboll

Fagu: Kukësi ka rritur agresivitetin

Më: 2 prill 2024 Në ora: 19:00
Erbim Fagu

Tirana do të sfidojë Kukësin në transfertën e vlefshme për ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Shqipërisë. Në prag të këtij dueli  trajneri i bardhebluve Erbim Fagu kërkon me çdo kusht finale e Kupës.

Tirana luan të mërkurën në orën 15:00 një nga ndeshje më të rëndësishme të sezonit, përballë Kukësit e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.

Trajneri Erbim Fagu i vlerëson maksimalisht verilindorët, duke theksuar se nuk bazohemi aspak tek renditja e Superligës.

“Ne e kemi vlerësuar maksimalisht sepse është gjysmëfinale dhe një trofe në lojë, që ne në këto dy ndeshje do bëjmë maksimumin për ta fituar.

Kukësi është një skuadër që me ardhjen e Devollit ka ndryshuar, ka rritur agresivitetin, por që ne i kemi idetë e qarta për ndeshjen. Në këtë fazë që është Kupa apo kampionati nuk ka ndonjë ndikim, do të jetë shumë e fortë dhe do të luftohet nga të dyja skuadrat”, tha Fagu.

Gjithashtu tekniku i bardhebluve tregon gjendjen e ekipit, teksa nënvizon se Kupa është një rrugë për të shkuar në Europë, por po luftojnë për të qenë në “Final Four”.

“Momentalisht vetëm Meta është i dëmtuar dhe pjesa tjetër është e gatshme, mendoj qe e kemi grupin e plotë. Kupa është një rrugë që të çon në Evropë, por s’duhet të harrojmë as ndeshjet e kampionatit.

Nuk mendoj që është një problem kemi pasur problem psikologjike edhe për mungesë të rezultateve, nuk se kemi lojtarë të dobët në mbrojtje mund të themi që i kemi më të mirë në kampionatin shqiptar, por mungesa e rezultateve ka sjellë pak ngarkesë psikologjike.

Nuk është problem të gjejmë kush është fajtori, ne bëjmë maksimumin çdo ditë në seancë stërvitore për të përmirësuar jo vetëm mbrojtjen, por edhe mesfushën dhe sulmin.

Ne po mundohemi të kapim “Final Four” për të arritur objektivat”, u shpreh Fagu.

Bardheblutë vijnë pas humbjes me Teutën dhe kërkojnë sa më shpejt suksesin ndaj një kundërshtari si Kukësi që po lufton për mbijetesë. Gjysëmfinalja e parë do të luhet nesër në qytetin verilindor në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat