Prishtinës i anulohet një gol dhe një penallti në duel me Dritën 

Futboll

Prishtinës i anulohet një gol dhe një penallti në duel me Dritën 

Nga: K.G. Më: 3 prill 2024 Në ora: 16:56
Pamje nga ndeshja

Prishtina ka luajtur baras (0:0) me Dritën e Gjilanit, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Prishtinës i anulohet një penallti dhe një gol.

Në minutën e 6-të Genc Nuza referoi penallti për Prishtinën por u anulua pasi e shikoi VAR-in, pasi që kontakti i topit në krah nuk ishte.

Në minutën e 24-të, Mirlind Kryeziu nga rreth 14 metra shënoi për Prishtinën por anulohet goli me pretekst se ishte lojtari Igball Jashari që ka luajtur me dorë, kjo ngjalli reagime të Prishtina.

Edhe në minutën e 74-të kërkohej penallti por pasi që gjyqtari Genc Nuza shikoi VAR-in, nuk akordoi penallti  për Prishtinën.

Ndeshja e kthimit do të përcaktojë finalistin e Kupës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat