FC Prishtina ankohet: U ndalëm drejt fitores

Futboll

FC Prishtina ankohet: U ndalëm drejt fitores

Më: 3 prill 2024 Në ora: 19:34
Pamje n ga ndeshja

Prishtina nuk ka arritur më shumë se një barazim (0:0) ndaj Dritës së Gjilanit, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.

Prishtina ankohet se është dëmtuar në tri raste dhe iu është mohuar fitorja.

“Finalisti përcaktohet pas dy javësh!

]Me shumë mungesa, me tre debutues titullar, e para e Igball Jasharit nga fillimi i ndeshjes, mbrojtësi Andi Veliqi nga U21, portieri Altin Gjokaj dhe jo që nuk u mposhtëm, por sërish me tre raste diskutabile (u anulua penalltia e akorduar 6 dhe goli i realizuar 24'), sidomos rasti i penalltisë që nuk u gjykua për ne (76’), u ndalëm drejt fitores. 

Prishtina pati iniciativë, pati raste shënimi, por raste shënimi pati edhe Drita, kryesisht me kundërzbritje të shpejta dhe mjaft të rrezikshme, por portierin e ri Gjokaj nuk e trembën. 

Futbollistët prishtinas dhe publiku i saj mund të ndahen të kënaqur me përformancën e treguar, duke parë rrethanat, treguan karakter dhe dëshirë të madhe për t’u inkuadruar në finale pa u trembur fare as nga mungesat e shumta dhe as nga ndarja e drejtësisë.

Kurse me inkuadrimin i Albin Krasniqit, përfundimisht u pa që futbollisti në fjalë ka lënë lëndimin mbrapa dhe tani e tutje mundet më shumë t’i ndihmoj skuadrës. 

Bardhekaltërve iu munguan shkak lëndimit dy qendërmbrojtësit, Useini e Sinani, kapiteni Pefqeli, portieri Kolaj, ndërsa shkak kartonëve portieri Nika, Hyseni dhe Gallapeni. 

Ndeshjen e radhës e zhvillojmë të dielën në Drenas në kuadër të javës së 28 të Albi Mall Superligës, për të vijuar me ndeshjen me Gjilanin në Lipjan në javën 29 dhe më 17 prill udhëtojmë për ndeshjen e dytë gjysmëfinale, përcaktuese për finale dhe njërin prej rrugës që na dërgon në Evropë.

Gjokaj – Bytyqi, Limani, Veliqi, Muja – Gashi, Islami, Hamiti – Jashari (Olivier 62’), Uka (Krasniqi 72’), Kryeziu (Murturi 88’)”, shkruan në faqen e FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat