De Laurentiis jep deklaratën në prokurorinë e Romës

Futboll

De Laurentiis jep deklaratën në prokurorinë e Romës

Më: 4 prill 2024 Në ora: 11:35
Aurelio De Laurentiis

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është paraqitur në Prokurorinë e Romës për të dhënë dëshminë e tij për çështjen e transferimit të sulmuesit Victor Osimhen nga Lille në verën e vitit 2020.

Prokuroria italiane ka hapur një hetim për falsifikim bilanci nga ana e Napolit dhe po heton pikërisht transferimin e Osimhen, teksa ishte vetë De Laurentiis ai që kërkoi me ngulm të japë dëshminë e tij për rastin.

Numri një i napolitanëve qëndroi për rreth dy orë në prokurori dhe iu përgjigj pyetjeve të dy prokurorëve që kanë në dorë hetimin, duke shpjeguar gjithë sa dinte në lidhje me operacionin që transferoi Osimhen nga Franca në Itali.

Vetë De Laurentiis nuk dha asnjë deklaratë pas daljes nga prokuroria italiane, megjithatë avokatët e tij u shprehën se tashmë do të përgatisin mbrojtjen e duhur, duke u bazuar edhe në të dhënat që janë tashmë në dosje.

Në operacionin për transferimin e Osimhen, Napoli përfshiu edhe disa të rinj, kartonët e të cilëve prokuroria beson se janë vlerësuar qëllimisht shumë më tepër sesa vlera reale, për të ndikuar në bilancin e klubit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat