Bayern Munih “hedh grepat” për Nagelsmannin

Futboll

Bayern Munih “hedh grepat” për Nagelsmannin

Më: 4 prill 2024 Në ora: 11:46
Thomas Tuchel

Ndër mundësitë e ndryshme të marra në konsideratë nga Bayern Munich për pasuesin e Thomas Tuchel është edhe Julian Nagelsmann.

Ky do të ishte një rikthim, duke qenë se ish-lojtari i Hoffenheim dhe Leipzig i drejtoi bavarezët nga viti 2021 deri më 2023, përpara se të shkarkohej, pak më shumë se një vit më parë, për shkak të disa dallimeve me drejtuesit e lartë të klubit.

Nagelsmann, megjithatë aktualisht është trajner i Gjermanisë, po luan mjaft mirë me kombëtaren dhe vlerësohet shumë nga federata. Trajnerit të lindur më 1987 do t’i skadojë kontrata pas Europianit 2024, por DFB-ja duket se nuk është e gatshme ta lërë të lirë atë.

Përkundrazi, është gati t’ia zgjasë kontratën. Ky qëllim u konfirmua nga zv.presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Hans-Joachim Watzke: “DFB duhet të përpiqet të zgjasë kontratën e Nagelsmann.

Nëse do ta kontraktonim atë për një periudhë më të gjatë, do të ishte mirë për gjermanët.

Po flasim për një trajner që ka qenë i suksesshëm në të gjitha klubet, ku ka drejtuar, Hoffenheim, Leipzig dhe Bayern Munich. Të bësh mirë në tri klube të ndryshme është padyshim një kartë e shkëlqyer”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat