Reali i vendos numrat “magjikë” të fanellave për dyshen Mbappe - Endrick

Futboll

Reali i vendos numrat “magjikë” të fanellave për dyshen Mbappe - Endrick

Më: 4 prill 2024 Në ora: 12:43
Endrick e Mbappe

Në sezonin e ardhshëm Real Madridi do ta ketë një sulm galaktik, paksa sikur ai i viteve të “Galacticos”.

Yjeve si Vinicius, Bellingham dhe të tjerët do t’ju bashkohen Kylian Mbappé, i gatshëm për të nënshkruar me “Los Blancos” në fund të sezonit kur edhe do t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germainin, por edhe Endrick, të cilin madrilenët e transferuan nga Palmeiras për edicionin e ardhshëm e tutje.

Mediumi spanjoll “AS” njofton se “Casa Blanca” tashmë i ka vendosur numrat që do t’ua ndajë sulmuesve të rinj.

Mbappé pritet ta marrë numrin 10, fanellë e kampionëve, duke e pasur parasysh se Lika Modric pas 12 vjetësh të kaluar në Real Madrid, pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu” në fund të sezonit dhe numri më i dëshiruar në botën e futbollit do të jetë i lirë për yllin francez.

Një numër mjaft i rëndësishëm do t’i besohet edhe Endrick, për të cilin edhe ai vetë kishte thënë se e kishte ëndërr.

“Nuk kam arritur ende në Madrid, kështu që nuk e di se çfarë numri më pret atje, por shpresoj që ta vesh fanellën me numrin ‘9’ tek Reali”, kishte thënë braziliani pak kohë më parë.

Dhe, kështu do të jetë. Sot për sot, numri 9 në Madrid nuk e ka një padron pas largimit të Karim Benzemas dhe atë do ta marrë Endrick.

Një fanellë me “shije speciale”, edhe për faktin se atë e ka mbajtur idhulli i krejt sulmuesve brazilianë, fenomeni Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat