Vëmendja në Peshkopi, Lushnje dhe Vlorë

Futboll

Vëmendja në Peshkopi, Lushnje dhe Vlorë

Më: 4 prill 2024 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Kategoria e Parë ka kthyer vëmendjen te ndeshjet e javës së 28-të.

Ky kampionat ka hyrë në një fazë mjaft të “nxehtë”, ku tashmë ekipet luftojnë për çdo centimetër të fushën për të siguruar fitoren. Në program për këtë javë janë ndeshje mjaft interesante.

 Elbasani dhe Bylisi do të vazhdojë të “luftojnë” në distancë për vendin e parë në klasifikim, teksa të gjitha sfidat e kësaj jave do të luhet ditën e shtunë në orën 15:00. Kështu Flamurtari do të presë Tomorin në shtëpi. Vlonjatët do të synojnë rikthimin te fitorja në kampionat dhe ndaj beratasve nuk kanë rrugë tjetër veçse 3 pikëve.

Vora e cila u mposht nga Korabi fundjavën e kaluar do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Apoloninë. Edhe Elbasani do të luajë në tranfertë, teksa në Dibër e pret Korabi.

Një sfidë e vështirë për elbasanasit, të cilëve nuk iu lejohen hapat fals, pasi në të kundërt do t’u ikë nga duart vendi i parë në klasifikim.

 Lushnja gjithashtu do të presë Bylisin, me ballshiotët ashtu si Elbasani nuk kanë rrugë tjetër veçse 3 pikëve. Kastrioti – Luzi dhe Burreli – Besa janë dy sfidat e tjera të kësaj jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat