Tri oferta 200 milionëshe për Viniciusin

Futboll

Tri oferta 200 milionëshe për Viniciusin

Më: 4 prill 2024 Në ora: 15:41
Vinicius

Kylian Mbappe ka qenë shënjestër e disa skuadrave këto vite, përveç Real Madridit.

Klubet kryesore janë përpjekur të nënshkruajnë me të, trajnerë si Klopp i Liverpool-it madje janë përfshirë në negociata për ta bindur që të vihej nën komandën e tyre. Megjithatë, francezi e kishte të qartë destinacionin që kur ishte i vogël; të luante për Real Madridin.

Një ëndërr që është afër përmbushjes, me nënshkrimin e tij për të bardhët që pritet të konfirmohet.

Zbarkimi i Mbappe në Madrid mund të shkaktojë një përplasje egosh në sulmin e bardhë me Vinicius, “pronar” i krahut të majtë, pozicion që mbahet nga ylli francez te PSG. Kjo bën që skuadra si Liverpool, Chelsea apo vetë PSG t’i kenë sytë nga braziliani, për të cilin do të ishin të gatshëm t’i ofronin Real Madridit 200 milionë euro. Këtë e bën të ditur “El Debate”.

Kësaj i shtohet fakti se vetë sulmuesi amerikano-jugor e ka bërë të qartë se është lodhur duke luajtur në futbollin spanjoll për shkak të mungesës së mbrojtjes së gjyqtarëve dhe sulmeve të vazhdueshme raciste.

Deri më sot ka 18 ankesa për krime racizmi ndaj tij, pa asnjë dënim. Një situatë që po e çon në limite, siç tregoi në konferencën për shtyp që dha me kombëtaren e tij, në të cilën përfundoi duke qarë nga kjo mungesë mbrojtjeje.

Për momentin, të gjitha këto probleme nuk e bëjnë të ndryshojë mendje. Braziliani dëshiron të vazhdojë te Real Madrid, sado oferta që merr. As klubi nuk është i gatshëm të ndahet me të, madje po mendon t’ia rinovojë kontratën verën e ardhshme.

Kontrata aktuale i skadon më 2027, teksa ideja është ta zgjasë atë deri në vitin 2029, me një përmirësim tjetër të pagës, për ta afruar me sa do të fitojë Mbappe, i cili do të jetë më i paguari në skuadër. Për të gjitha këto arsye, largimi i tij nuk konsiderohet as nga madrilenët dhe as nga lojtari për momentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat