Ndizet gara për 115 milionëshin e Premier League

Futboll

Ndizet gara për 115 milionëshin e Premier League

Më: 4 prill 2024 Në ora: 17:06
Bruno Guimaraes

Sipas The Sun, Arsenal-i dhe Manchester United janë vënë në lëvizje për mesfushorin e Newcastle, Bruno Guimaraes, i cili është një objektiv edhe i PSG-së.

Mesfushori brazilian vlerësohet 115 milionë euro dhe thuhet se ka një klauzolë prej 100 milionësh në kontratën e tij.

Guimaraes, që nga momenti i transferimit të tij te Newcastle në janarin e 2022-shit për 35 milionë euro, ka bërë 39 ndeshje për anglezët, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë 13 asiste.

Ai ka luajtur në 42 ndeshje këtë sezon, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë shtatë asiste.

Megjithatë, për shkak të situatës së vështirë financiare të bardhezinve për shkak të FFP-së, ata mund të jenë të detyruar ta shesin Guimaraes në verë.

Mesfushori 26-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europianë. Një burim ka thënë për The Sun:

“Newcastle do ta kenë të vështirë ta mbajnë Guimaraes në verë. Ai është një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe ka qenë në radarin e PSG-së për më shumë se një vit”.

Burimi ka bërë të ditur se PSG nuk do ta ketë problem çmimin e lojtarit.

Teksa edhe Arsenal-i me Manchester United janë të interesuar, burimi ka thënë se PSG e konsideron Guimaraes objektivin kryesor të merkatos:

“Ata e ndjekin Brunon prej një kohe të gjatë dhe nuk është një sekret se ai është objektivi i tyre kryesor në merkato”.

Guimaraes ka një kontratë deri në 2028-ën me Newcastle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat