Voska Sport rinovon me sulmuesin

Futboll

Voska Sport rinovon me sulmuesin

Më: 4 prill 2024 Në ora: 17:19
Aleksa Marushiq - djathtas

Një tjetër lajm i mirë vjen nga Ohri, ku pas fitores në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës, skuadra e Voska Sport ka rinovuar kontratën edhe me sulmuesin Aleksa Marushiq.

Skuadra shqiptare ka komunikuar pasditën e sotme se kanë arritur marrëveshje të re me golashënuesin më të mirë të elitës aktualisht, ku publikuan një fotografi së bashku me sulmuesin malazez dhe presidentin e klubit Nefi Useini, duke firmosur kontratën e re.

Edhe pse kishte oferta nga klubi tjera, Marusic vendosi që të vazhdoj të mbetet pjesë e Voskës edhe në periudhën në vijim.

24 vjeçari te Voska u transferua në verën e vitit të kaluar dhe këtë sezon numëron 13 gola dhe 3 asiste në 25 paraqitje me fanellën e ekipit shqiptar, duke kryesuar kështu edhe renditjen e golashënuesve në Ligën e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat