Liverpool-i nuk e do më

Futboll

Liverpool-i nuk e do më

Më: 4 prill 2024 Në ora: 20:19
Liverpool

Mesfushori i Liverpool-it, Thiago Alcantara, mund të transferohet në Lindjen e Mesme në fund të sezonit.

“Relevo” ka bërë të ditur se Liverpool nuk ka plane t’i ofrojë një rinovim të kontratës.

Vendimi i tyre bazohet kryesisht në problemet e dëmtimeve të Thiago-s, por edhe se ai është ndër lojtarët më të paguar në skuadër.

Thiago fiton 10 milionë euro në vit dhe mesfushori nuk ka në plan të varë këpucët në gozhdë.

Megjithatë, Thiago dëshiron të jetë plotësisht i rikuperuar përpara se të marrë një vendim për ekipin e tij të ardhshëm.

Opsioni më i mundshëm është që Thiago të kërkojë një kontratë të fundit të madhe në Arabinë Saudite ose Katar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat