Ivan Balliu mendon edhe për të ardhmen

Futboll

Ivan Balliu mendon edhe për të ardhmen

Më: 4 prill 2024 Në ora: 21:04
Pamje nga një ndeshje

Mesa duket Ivan Balliu po përgatitet që tani pas “pensionimit” nga futbolli i luajtur.

Mbrojtësi i djathtë i ekipit kombëtar është diplomuar si drejtor sportiv në Spanjë.

Kështu, kur Balliu të ndalet së luajturi futboll, mendon të zgjedhë rrugën në këtë rol. Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Gjithsesi, mbrojtësi 32-vjeçar ka të paktën edhe një vit kontratë me Rajo Vajekanon dhe nuk duket se ka ndër mend të largohet shpejt nga fushat e lojës, duke pasur parasysh formën që po kalon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat