Kriza e Grasshoppersit po thellohet, reagon Abrashi

Futboll

Kriza e Grasshoppersit po thellohet, reagon Abrashi

Nga: K. Goca Më: 5 prill 2024 Në ora: 16:32
Kapiteni Amir Abrashi

Kriza e Grasshoppersit po thellohet. Mbrëmjen e së enjtes pësuan humbje me rezultat 3:0 nga Young Boysi. Kjo ishte humbja e katërt nga gjashtë ndeshjet e fundit. 

“Në gjashtë ndeshjet e fundit, Grasshoppers shënoi vetëm dy herë!”, shkruan mes të tjera “20min”. 

Kapiteni Amir Abrashi mblodhi skuadrën në fushë pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit dhe më pas ka pas një diskutim më të gjatë me tifozët.

 “Nuk duhet të flasim keq për gjithçka tani. Mënyra se si i pësuam golat ishte shumë e lehtë. Është një situatë e vështirë”, - tha Abrashi.

 “Kanë mbetur edhe tetë ndeshje. Duhet të dalim nga kjo”, tha ai. 

Grasshoppers është në vend të parafundit me 30 pikë dhe ka shtatë më shumë se i 12-ti Lausanne Ouchy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat