De Rossi me zemër “Gladiatori”: Jemi gati të fitojmë derbin ndaj Lazio

Futboll

De Rossi me zemër “Gladiatori”: Jemi gati të fitojmë derbin ndaj Lazio

Më: 5 prill 2024 Në ora: 20:33
Daniele De Ross

Pasi ka përjetuar shumë derbi si lojtar i Romës, Daniele De Rossi po përgatitet që ta përjetojë për herë të parë një përballje të tillë si trajner i “verdhekuqve”.

Duke folur për mediet në prag të ndeshjes ndaj Lazio-s, që zhvillohet këtë të shtunë në orën 18:00, kreu i stolit të Romës u shpreh se ndryshon përjetimi kur je lojtar dhe trajner, por shtoi se ndjehet i qetë dhe se skuadra e tij po punon mirë.

“Sinqerisht ndryshon. Djemtë janë mirë, punojnë mire dhe janë të qetë. Po e ngarkojmë veten në pikën e duhur, pa e ekzagjeruar.

Kemi një të kaluar jo shumë pozitive në derbit e fundit, ka dëshirë për hakmarrje, por pa shkuar më tej. Duhet të jemi të qartë dhe të qetë”, u shpreh De Rossi përpara ndeshjes ndaj Lazios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat