Tuchel injoron Bundesligën

Futboll

Tuchel injoron Bundesligën

Më: 6 prill 2024 Në ora: 13:39
Tuchel

Bundesliga gjithmonë ka marrë profilin e një kompeticioni tepër të rëndësishëm te tifozët dhe shefat në Mynih, por ecuria gjatë këtij sezoni lë shumë për të dëshiruar, aq sa trajneri Thomas Tuchel e pranoi publikisht se gara për titullin ka përfunduar dhe ata nuk kanë asnjë shans, përveçse të urojnë Leverkusenin. Në vigjilje të duelit me Haidenhaim, e vlefshme për javën e 28-të në ligë, tekniku 50-vjeçar u fokusua me tepër në Ligën e Kampionëve.

HUMBJA NË KLASIKE – “Ende kam pakënaqësia nga ajo ndeshje, pavarësisht se kanë kaluar disa ditë.

Nuk na duhen alternativa në kohë të shkurtër për të shkundur grupin dhe marrë indikacionet e duhura rreth vazhdimësisë

. Nuk kam asnjë motiv për të gjetur pikë pozitive kundër Dortmundit, por ama kjo nuk do të thotë se ne kemi qëndruar në hije. Ndeshja me Haidenhaimin do të ketë rëndësinë e vetë. Diferenca me kreun është histori me vete, por në do të bëjmë punën tonë. Mbajtja e moralit lart do na vlejë në vazhdimësi. Sigurisht do të shtyjmë që të japim më të mirë”, tha Tuchel.

FOKUSI – “Sado i pakëndshëm ka qenë ky sezon, ne jemi ende në garë për të fituar Ligën e Kampionëve. Ndodhemi në gjysmëfinale dhe do japim më të mirë. Kurrsesi s’mund të lejojmë të ndikojë frymë negative apo përçarja. E kam të qartë rivalin. Arsenali po dhuron paraqitje fantastike në Premier Ligë, por besoj se kontingjenti ka eksperiencën e duhur për të shkuar në finalen e ‘Wembley’-it”, vijoi trajneri i kampionëve të Gjermanisë.

PRAPAVIJA – “Mënyra se si luajtëm në klasike të bën të kuptosh se prapavija e pati shumë të vështirë mbajtjen nën kontroll të sulmeve të vrullshme të rivalit. Po punojmë që skena të tilla të mos përsëriten sërish. Jam i kënaqur me përgatitjene Matajs de Ligt. Ai djaloshpërveçse punon me intensitet, u jep kurajë edhe shokëve tëekipit. Të shoh se kush dorreshtohet së bashku me DeLigtin në qendër të mbrojtjes”, përfundoi Tomas Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat