Shala: Nuk kam pritur më shumë, kemi probleme financiare

Futboll

Shala: Nuk kam pritur më shumë, kemi probleme financiare

Më: 6 prill 2024 Në ora: 18:11
Trajneri Burim Shala

Trajneri Burim Shala nuk ishte pranë lojtarëve për shkak të suspendimit, ndërsa ndeshjen e udhëhoqi trajneri Flamur Bërbatovci.

Fushë Kosova u mposht 4:0 në udhëtim te Gjilani.

Por, trajneri Shala pas ndeshjes theksoi se gjatë gjithë javës nuk kanë stërvitur mirë dhe se kanë pasur probleme financiare.

“E nisëm mirë ndeshjen, patëm posedimin dhe kishim disa gjysmëraste që u desh t’i shfrytëzonim.

Në pjesën e dytë për afër dy minuta pranuam dy gola të shpejtë. Ekipi nuk e mori më veten dhe nuk hyri më në lojë.

Gjilani ishte i mirë por nuk kam pritur më shumë nga ky takim. Kemi pasur probleme financiare dhe nuk kemi stërvitur vazhdimisht.

Nuk kemi pritur më shumë. Në këto rrethana është e vështirë t’i motivoj lojtarët”, ka deklaruar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat