Raya drejt një rekordi nëse nuk pranon gol ndaj Brighton

Futboll

Raya drejt një rekordi nëse nuk pranon gol ndaj Brighton

Më: 6 prill 2024 Në ora: 19:16
David Raya

David Raya është në linjë për t’u bërë portieri i parë spanjoll që ruan portën e pastër në pesë ndeshje të njëpasnjëshme jashtë fushe.

Ai ka mbajtur portën e pastër për Arsenalin në ndeshjet jashtë fushe që kur pranoi një gol ndaj Nottingham Forest në një fitore 2-1 në fund të janarit.

Që atëherë, ai ka mbajtur portën e pastër kundër West Ham United, Sheffield United dhe Burnley.

Po ashtu edhe në barazimi pa gola ndaj Manchester Cityt.

Nëse ai vazhdon serinë kundër Brighton këtë të shtunë, Raya do të bëhet portieri i parë spanjoll që mban portën e paprekur në pesë ndeshje jashtë fushe në Ligën Premier..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat