Buzëqesh Xavi, titullari rikuperohet para çerekfinaleve të UEFA Champions League

Futboll

Buzëqesh Xavi, titullari rikuperohet para çerekfinaleve të UEFA Champions League

Më: 6 prill 2024 Në ora: 19:42
Pamje nga një ndeshje

Buzëqesh Xavi, titullari rikuperohet para çerekfinaleve të UEFA Champions League!

Prej katër javësh nuk kanë gjetur rezultat tjetër përveç fitore, duk lumtuuar jo pak teknikun, Xavi Hernandez, i cili mesditën e kësaj të premteje ka marrë një tjetër lajm fantastike, me “dirigjqentin” holand të mesfushës, Frenkie De Jong, i cili duket të jetë në fazën e fundit të rikuperimit dhe pritet të zbresë në fushë, që mesjavën e ardhshme në çerekfinalen e parë të UEFA Champions League, kundër PSG.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave sapnjolle, “tulipani” i mefsufshës ka marrë pjesë në seancën e mëngjesit të kësaj të premteje, së bashku me pjesën tjetër lojtarëve, por klubi ka preferuar të mos e komunikojë ecurinë e riaftësimit të tij, teksa nuk pritet të zhvillojë asnjë sfidë, para UEFA Champions League, apo para përballjes me “Los Blancos”.

Mesfushori tani mund të konsiderohet 99% i rikuperuar nga ndrydhja e kyçit të këmbës dhe është e qartë se ish-“shtylla” e mesfushës së Ajaxi do të jetë në “Parc des Princes”. Kurioz fakti që “Blaugranat” preferuan të shmangin buletinin mjekësor për De Jong, ndoshta për të mos u dhënë avantazhe kundërshtarëve të tyre..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat