Kumanovari me të ardhme te Tennis-Borussia Berlin

Futboll

Kumanovari me të ardhme te Tennis-Borussia Berlin

Më: 7 prill 2024 Në ora: 11:31
Mejdi Arifi

Në futbollin evropian viteve të fundit kanë dalë shumë talente të futbollit, të cilët sot luajnë në klube të ndryshme.

Një portier shumë i talentuar i cili është pjesë e Tennis-Borussia – Berlin.

Bëhët fjalë për të riun Mejdi Arifi, i lindur më 15 09 2007 në Kumanovë, i cili është është pjesë e skuadrës U16, por talenti i tij ka bërë që ai të mbrojë edhe për ekipin U19.

Ai për Open-TV tregon rrugëtimin e tij si portier dhe ambiciet për të ardhmen.

 “Unë si i vogël e kam dashur futbollin. Kam nisur në moshën e vogël-4 vjecare si portier. Kam filluar në skuadrën KF Bashkimi dhe pastaj te KF Milano, të dy skuadrat nga Kumanova.

Pas bashkimit me familjen time në Berlin të Gjermanisë me prindin vendosëm që ta dërgojmë një ofertë tek klubi Tennis-Borussia-Berlin dhe pas dy javësh testimi ata më pranuan”, e nis rrëfimin e tij portier i ri dhe i talentuar Mejdi Arifi.

“Jam në moshë të re që të vendos për klube të tjera, edhe pse kisha interesime nga klube të shumta në Berlin”, shtoi ai.

“Unë u zgjodha për t’u bashkuar me gjeneraten U19, në moshën 16- vjeçare, kurse gjithashtu shpeshherë bëj stërvitje edhe me ekipin e pare”, tregon ai.

“Dëshira ime për të ardhmen është të bëhem portier në kombëtaren shqiptare”, thotë Arifi.

“Portieri im i preferuar është Iker Casillas, pasi ishte i kompletuar në çdo aspekt. Gjithmonë më ka pëlqyer stili I tij”, përfundoi Mejdi Arifi,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat