Mbappe dhe Marquinhos me numra të “artë”

Futboll

Mbappe dhe Marquinhos me numra të “artë”

Më: 7 prill 2024 Në ora: 11:47
Mbappe dhe Marquinhos

Paris Saint-Germain nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Clermont në javën e 28-të të Ligue 1, me parizienët të cilët në ndeshjen e tretë radhazi nuk ia dolën të fitonin ndaj këtij kundërshtari.

Një barazim pa pasoja, kjo pasi kampionët e Francës janë të qetë në krye, teksa Luis Enrique zbriti në fushën e lojës me ndryshime të theksuara në formacion.

Por, përpos rezultatit, mbrëmja e 6 prillit ishte speciale për Mbappe dhe Marquinhos, por jo vetëm, pasi e tillë ishte edhe për 17-vjeçarin Yoram Zague që luajti ndeshjen e parë të karrierës si profesionist.

Kylian Mbappe luajti ndaj Clermont ndeshjen numër 300 me PSG-në duke u bërë kështu lojtari i 11 në listën e klubit.

25-vjeçari u bashkua me parizienët më 31 Gusht 2017 dhe ka arritur numra të jashtëzakonshëm, ndërsa është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.

Një mbrëmje e “artë: ishte edhe për kapitenin Marquinhos, me brazilianin që barazoi rekordin 35 vjeçar të legjendës Jean-Marc Pilorget.

29-vjeçari zhvilloi ndeshjen numër 435 duke barazuar francezin që luajti me PSG-në në sezonet 1975-1989, teksa tashmë, Marquinhos është vetëm një ndeshje larg, për t’u bërë zyrtarisht lojtari me më shumë prezenca në historinë e rekordmenëve francez.

Sa i përket kampionatit, Paris SG kryeson me 63 pikë dhe tani ka nisur plani “anti-Barcelona”, me parizienët që këtë mesjavë do të zbresin në fushën e lojës përballë spanjollëve në çerekfinalet e UEFA Champions League, që mbetet fokusi kryesor sepse titulli i 12-të kampion është thjeshtë çështje kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat