Rekordi i pikëve

Futboll

Rekordi i pikëve

Më: 7 prill 2024 Në ora: 12:46
Thuram

Simone Inzagi është në kërkim të Thuramit të vërtetë për sprintin final drejt titullit kampion.

Dëshiron patjetër që ta mbyllë sa më shpejt zyrtarizimin e yllit të dytë në fanellë. Francezi, i cili në ndeshjen e parë kundër Udinezes shënoi golin e tretë me asistin e Mkitarianit nuk shënon që nga 15 shkurti në sfidën e fituar kundër Salernitanës.

Pak ditë më vonë u dëmtua në ndeshjen e parë ndaj Atletikos në muskulin e gjatë të kofshës së djathtë. Edhe pse u rikthye në kohë për duelin e dytë në “Metropolitano”, nuk ndryshoi dot fatet e asaj sfide.

Sezoni i parë në Serinë A për Turamit mund të konsiderohet pozitiv, pavarësisht se në për 1 muaj e gjysmë nuk ia ka dalë që të thyejë portierët kundërshtarë. Nuk shënon prej 5 ndeshjesh, 4 në Serinë A dhe 1 në Champions.

Në Madrid, Turam pati shansin e artë për të mbyllur llogaritë e kualifikimit për në çerekfinale, por e gaboi asistin e Lautaros. Ndaj Napolit dhe Empolit nuk e ndërpreu dot momentin negativ, ndërsa as kombëtarja nuk e ndihmoi dot pasi luajti 2 ndeshjet si titullar kundër Gjermanisë dhe Kilit. në 6 ndeshjet e fundit ka shënuar Lautaro Martinez ndaj Udinezes. Të hënën do të kërkojë patjetër të thyejë tersin që po e përndjek në ndeshjet e fundit, ku nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

NË RËNIE- Gjatë kësaj jave me 2 ditë pushim, Turam ka pasur mundësi që të karikojë bateritë dhe për të përmirësuar aspektin fizik që nuk është më i miri i mundshëm. Kundër Empolit bëri disa shkëputje interesante, por nuk është ende në formën optimale.

Të hënën në Udine, Inzagi shpreson që ta shohë Markusin e vërtetë, i cili ka shprehur dëshirën për të përmirësuar golat e një sezoni më parë kur arriti 13 me Gladbahun. I duhen edhe 3 gola me Interin në këtë sezon. Nëse skuadra e Inzagit kërkon të thyejë rekorde në aspektin e pikëve apo golave të realizuar në sezon, sigurisht që ka nevojë për Turamin e vërtetë. Ka nevojë gjithashtu që edhe Lautaro Martinez t’i japë një dorë në këtë moment delikat, që në fakt po e kalon edhe vetë sulmuesi argjentinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat