Çfarë thotë Batatina?

Futboll

Çfarë thotë Batatina?

Më: 7 prill 2024 Në ora: 17:56
Tahir Batatina

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se ata nuk do të dorëzohet në luftën për titull, pavarësisht se të dielën u mposht në derbi nga Drita.

Llapi u mposht në “Zahir Pajaziti” me rezultat 1-0 nga Drita në kuadër të derbit të javës së 28-të të Superligës së Kosovës.

“Në derbi vendosin detajet. Të dy skuadrat luftuan për pikë, pasi të dyja kishin nevojë për pikë. Në pjesën e parë nuk ishim të vëmendshëm dhe pranuam gol”.

“Në pjesën e dytë ne e bëmë maksimumin, bëra ndryshime në skenë, rrezikova. Kishim rastet tona me Selimin për të finalizuar, por ky është futbolli. Nuk është dashur të bëhej ky gabim”.

“Deri në fund, gara për titull do të jetë e hapur”, ka thënë Batatina pas ndeshjes.

Llapi dhe Drita ndajnë tani pozitat dy dhe tre, me nga 54 pikë secila. Ballkani me 56 pikë është në vendin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat