Rodrygo: Isha afër nënshkrimit me Liverpoolin, City shumë i fortë

Futboll

Rodrygo: Isha afër nënshkrimit me Liverpoolin, City shumë i fortë

Më: 8 prill 2024 Në ora: 13:26
Rodrygo

Në një intervistë dhënë para përballjes me Manchester Cityn, sulmuesi brazilian i Real Madridit, Rodrygo foli për zgjedhjen e tij për të mos u transferuar në Liverpool pak vite më parë.

“Nuk e përfunduam marrëveshjen sepse nuk doja. Doja të qëndroja në Santos në atë moment, edhe pse oferta ishte mjaft e mirë dhe rrugëtimi që më ishte premtuar do të ishte mjaft pozitiv edhe për karrierën time. Do ta përfundoja shkollimin në Angli për t’u përgatitur për futbollin evropian”, deklaroi anësori i “Los Blancos”.

“Gjithmonë ka qenë ëndërr e imja për të luajtur në Evropë dhe gjithçka po shkonte mjaft mirë. Por, dëshira për të qëndruar në Brazil ishte më e fortë se gjithçka tjetër. Dëshiroja të qëndroja në Santos dhe të bëja më shumë histori në klub. Dhe, ajo ndodhi: kam mundur të realizoja ëndrrën për të luajtur për Santosin. Por, është e vërtetë, isha shumë afër nënshkrimit me Liverpoolin”, shtoi tutje përfaqësuesi brazilian.

Ai më pas foli edhe për sfidën e me “Citizens” në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Janë fitues të Ligës së Kampionëve, janë kampionë të botës, sot janë skuadra më e mirë në botë, kështu që e kemi respektin total për ta. Nuk ka lojtarë të dobët apo mesatarë në City. Nuk ka lojtarë që të bëjnë të mendosh: ‘do t’i bëj presion këtij sepse nuk është i mirë dhe do të ma mundësojë të shënoj apo që ta kem një rast të mirë’. E kanë një kontroll mjaft të shkëlqyeshëm të topit. Është një lojë e bukur për ta shijuar kundër një skuadre mjaft të vështirë. Është mjaft e vështirë të luash me ta, por besoj në skuadrën tonë”, vazhdoi Rodrygo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat