Elbasani: Jemi 1 pikë larg objektivit madhor

Futboll

Elbasani: Jemi 1 pikë larg objektivit madhor

Më: 9 prill 2024 Në ora: 13:25
Elbasani

Elbasani është një nga skuadrat më simpatike në Kategorinë e Parë. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede kryeson kampionatin me 66 pikë, 2 më shumë se Bylisi i vendit të dytë.

Verdheblutë janë 15 pikë larg Flamurtarit të vendit të 3-të, kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje drejt fundit të kampionatit. Elbasani ka plot 20 ndeshje rresht pa humbje në kampionat, duke treguar kështu se janë skuadra e momentit në Kategorinë e Parë.

Humbja e fundit në kampionat është ndaj Flamurtarit më 21 tetor të vitit të kaluar.

Plot 6 muaj pa humbje për të bërë të mundur ngjitjen në Superiore.

Pikërisht me këtë fakt te Elbasani “krenohen’, pasi tashmë janë vetëm 1 pikë Superiores matematikisht.

“20 ndeshje rresht pa e njohur shijen e disfatës në kampionat!

Edhe vetem 1 pikë për të arritur objektivin madhor”, ka shkruar klubi elbasanas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat