Shkupi në krizë të lojës

Futboll

Shkupi në krizë të lojës

Nga: K.G. Më: 9 prill 2024 Në ora: 14:54
Trajneri Mlladen Zhizhoviq

Humbja në kampionat ndaj Bregallnicës të dielën ndezi semaforin e kuq, pas së cilës flitej se shefi i shtabit profesional mund të zëvendësohet. 

Trajneri Mlladen Zhizhoviq qëndron sepse sponsori turk Aydin Olgun nuk ka zgjidhje tjetër dhe më të mirë në momentin kur skuadra duket se po ka telashe në të dy frontet.

“Të shtunën është ndeshja në shtëpi me Makedonija GP, e më pas ndeshja e kthimit (0:0 ndeshja e parë) me Tikveshin në Kavadar në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë. 

Shkupi ka krizë loje, por është vetëm - 3 pikë prapa liderit Struga Trim Lum, por vazhdon me të njëjtin trajner në pankinë.

Kujtojmë se Zhizhoviq pati një problem me licencën për një periudhë kohore dhe Zoran Sterjovski disa ndeshje është ulur në mënyrë fiktive në stol”, ka shkruar mes të tjera media maqedonase “Sportmedia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat