Nuk e pranon

Futboll

Nuk e pranon

Më: 9 prill 2024 Në ora: 15:00
Casemiro

Në gusht 2022, Casemiro u largua nga Real Madridi për te Manchester United në këmbim të 70 milionë eurove, plus 15 milionë bonuse. Më pak se dy vite më vonë, mesfushori brazilian 32-vjeçar ka pranuar se vuan “netët pa gjumë” për shkak të mospërputhjes sportive që ‘Djajtë e Kuq’ po tregojnë këtë sezon.

Casemiro, fitues i pesë Ligave të Kampionëve (2022, 2018, 2017, 2016 dhe 2014) me Real Madridin, nuk e pranon mirë faktin që Manchester United është 22 pikë prapa liderit të Premier League: “Ndonjëherë nuk mund të fle.

Provoj të mendoj për diçka ndryshe, por ky është realiteti dhe nuk e eviton dot. Te Manchester United, me distancën e madhe nga kreu i renditjes, nuk ka kuptim të mendosh për titujt apo vendet e Ligës së Kampionëve. Këtu duhet të mendosh vetëm për ndeshjen e radhës.

Është situatë e vështirë. Kjo është pika që më shqetëson më shumë, duke mos luftuar për tituj”, – pranoi Casemiro, i cili ka mundur të luajë vetëm 18 ndeshje nga 31 këtë sezon, për shkak të problemeve të ndryshme fizike.

Manchester United mban vendin e gjashtë në Premier League dhe është 11 pikë pas Tottenhamit, skuadra që mbyll vendin e fundit për të luajtur në Champions League, sezonin e ardhshëm.

Casemiro u shpreh i sinqertë për paraqitjen e tij në sezonin e dytë me ‘Djajtë e Kuq’: “Kur flet individualisht është gjithmonë e vështirë, kryesisht sepse futbolli është sport kolektiv. Kam pasur një fillim të mirë të sezonit, kam qenë më i miri i muajit për ekipin. Këtu fitojmë dhe humbasim të gjithë.

Nuk është Casemiro i gjashti në Premier League, janë të gjithë lojtarët e Manchester United. Duhet ta vlerësojmë situatën kolektivisht. Mendimi im është të luaj ndeshje të mira dhe të fitoj tituj. Ky është objektivi im kryesor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat